Faqe me rezervime online për biznese — gati brenda javës
Klientët rezervojnë vetë, konfirmimi shkon automatikisht me WhatsApp dhe email. Ndërtoj faqe që sjellin klientë — jo vetëm që duken bukur.
9 faqe live për klientë në Kosovë, Austri dhe Finlandë
Shërbime Profesionale IT për Sektorin Publik & Privat
Ofrojmë zgjidhje të plota dixhitale — nga zhvillimi i faqeve web deri te sistemet e menaxhimit dhe infrastruktura dixhitale.
Zhvillim Web & Aplikacionesh
Faqe institucionale, portale, sisteme online me teknologji moderne
Infrastrukturë & Hostim
Serverë të sigurt, SSL, mirëmbajtje dhe monitorim 24/7
Konsulencë & Strategji Dixhitale
Transformim dixhital, optimizim SEO dhe marketing online
Rezultate të dëshmuara
Klientët tanë
Nga telefonata në rezervime automatike

Kiilto & Loisto — lavazh në Helsinki
Problemi: çdo rezervim vinte me telefon. Pronari ndalonte punën për t'u përgjigjur, dhe termini shkruhej me dorë.
Zgjidhja: klienti zgjedh shërbimin dhe orarin në faqe. Rezervimi ruhet në PostgreSQL (Prisma), dhe konfirmimi shkon automatikisht me email dhe WhatsApp përmes Twilio. Next.js, TypeScript, Vercel.
Rezultati: rezervime 24/7 pa telefonata, konfirmim i menjëhershëm, dhe sistemi punon prej rreth një viti pa ndërprerje.
Procesi Ynë i Punës
Një proces i thjeshtë dhe transparent që ju çon nga ideja në website profesional në 5-7 ditë
Konsultim & Analizë
Diskutojmë nevojat tuaja, objektivat dhe stilin që dëshironi. Analizojmë konkurrencën dhe krijojmë strategji.
Dizajn & Prototip
Krijojmë dizajn profesional që reflekton identitetin tuaj të markës. Ju shfaqim prototip për komente dhe përmirësime.
Zhvillim & Programim
E ndërtojmë website-in me teknologji moderne, të shpejtë dhe të sigurt. Testojmë në të gjitha pajisjet.
Lansim & Mbështetje
E lansojmë website-in tuaj dhe sigurohemi që funksionon perfekt. Ofrojmë mbështetje dhe trajnim.
Koha totale: 5-7 ditë për website profesional i plotë
Paketat e Shërbimeve
Zgjidhni planin që i përshtatet më mirë biznesit tuaj. Të gjitha çmimet përfshijnë hostim për vitin e parë.
BAZË
Pagesë njëherë
- ✓Faqe një-faqëshe, gati për 48 orë
- ✓Profil Google Maps i rregulluar
- ✓Buton WhatsApp & telefon
- ✓Certifikatë SSL e përfshirë
- ✓E shpejtë në telefon
PROFESIONAL
Pagesë njëherë
- ✓Faqe web e plotë (5-10 faqe)
- ✓Rezervime online si te kiiltoloisto.fi
- ✓Konfirmim automatik me WhatsApp & email
- ✓Optimizim i plotë SEO
- ✓Integrim Google Maps & Analytics
- ✓Mirëmbajtje 3 muaj e përfshirë
- ✓Trajnim për stafin
ENTERPRISE
Pagesë njëherë
- ✓Portal institucional i plotë
- ✓Sisteme të personalizuara
- ✓Integrime me API të jashtme
- ✓Dashboard administrativ
- ✓Mirëmbajtje 12 muaj
- ✓Mirëmbajtje me përparësi
Nuk jeni të sigurt se cili plan ju përshtatet?
Kërko Konsulencë FalasRezervo Konsulencë Falas
Diskutoni projektin tuaj me ne. Oferojmë konsulencë falas për të gjithë klientët e rinj.
Rezervo Tani
Zgjidhni llojin e konsulencës dhe klikoni butonin më poshtë për të rezervuar në WhatsApp